E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli Shqiperia e Kosova drejt krijimit te nje tregu

Fjalimi Presidenti i Kosoves flet ne Parlament Nuk duhet te jemi te kenaqur me bashkepunimin aktual

Presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli mbajti dje pasdite nje fjalim ne Parlamentin e Shqiperise theksi i te cilit meshoi tek zhvillimi ekonomik. Presidenti Pacolli eshte shprehur se Shqiperia dhe Kosova duhet qe sa me pare te zgjerojne bashkepunimin ekonomik ne menyre qe te arrijne sa me shpejt rezultatet e deshiruara. Dua te shohim vetem perpara dhe me vlerat e se kaluares te krijojme te ardhmen tone qe do te jete e ndritshme. I therras ndergjegjes tuaj kombetare per te menduar pak a duhet te kenaqemi me rezultatet e deritanishme ne rrafshin ekonomik Kemi pasur rezultate por nuk duhet te kenaqemi. Tu hapim rruge pistave te bashkepunimit tha Pacolli.

Duke vleresuar maksimalisht investimin per rrugen Durres-Morine kreu i shtetit kosovar theksoi se kjo rruge duhet te shfrytezohet me se miri per shkembimet tregtare mes dy vendeve.

Ne mund te nderojme parane publike te harxhuar per rrugen e kombit duke e mbushur ate plot e perplot me levizjen e njerezve ideve dhe mallrave. Ne duhet te prodhojme me shume zhvillim per qytetaret tane. Duhet te qarkullojme shumecka por keto pista te reja bashkepunimi duhet te zhvillohen mbi nje bazament te forte ka deklaruar Pacolli. Ai ka propozuar bashkimin kombetar mes Shqiperise dhe Kosoves jo ate territorial por ate ekonomik duke krijuar lehtesira per bizneset e dy vendeve. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli perpara zhvillimit te seances parlamentare ne respekt te Presidentit Behgjet Pacolli ka zhvilluar nje takim koke me koke me te. Pasi e uroi per zgjedhjen e tij ne detyren e Presidentit te Republikes se Kosoves Kryetarja e Kuvendit shprehu angazhimin e Parlamentit si dhe te qeverise shqiptare per te bashkepunuar me institucionet e reja te Kosoves te dala nga zgjedhjet. Te dy bashkebiseduesit vleresuan nivelin e larte dhe te shkelqyer te marredhenieve midis dy vendeve ndersa shprehen gatishmerine e perbashket per te forcuar kete bashkepunim edhe me tej ne te gjitha fushat politike ekonomi arsim sociale dhe kulture. Ndihem krenar qe viziten e pare si President i Republikes se Kosoves e zhvilloj ne Shqiperi. Marredheniet tona midis vendeve jane miqesore dhe te shkelqyera dhe vleresoj te ecim me keto ritme per te hequr cdo barriere qe pengon bashkepunimin tone te metejshem ne te gjitha fushat tha Pacolli. Presidenti Pacolli dhe Kryetarja e Kuvendit vleresuan Rrugen e Kombit si nje ure lidhese te jashtezakonshme qe afron dy vendet me njera-tjetren. Gjate takimit dy bashkebiseduesit u dalen edhe tek proceset integruese rajonale duke theksuar perspektiven e te dyja vendeve drejt Bashkimit Europian. Kryetarja e Kuvendit theksoi se pavaresia e Kosoves eshte nje proces i pakthyeshem i cili sherben edhe si nje faktor i rendesishem per paqen dhe stabilitetin ne rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›