Socialistet e Dropullit Bojkot nese Rama nuk prish paktin me Dulen
Nga socialistet e dy komunave te minoritetit grek ne Gjirokaster kane refuzuar dje totalisht aleancen e PSSH me PBDNJ dhe kane ngrire te gjitha marredheniet me udheheqjen qendrore dhe kryetarin Edi Rama. Te henen u mblodhen asamblete e PS-se te komunave te Dropullit te Siperm dhe te Poshtem ne rrethin e Gjirokastres per te diskutuar dhe vendosur per qendrimet e metejshme politike ne rrethanat kur te dyja keto komuna i jane lene zone e lire partise aleate PBDNJ te Vangjel Dules. Burime nga kjo mbledhje bene te ditur se i gjithe debati u zhvillua ne nje rrafsh radikal duke kundershtuar qendrimet e PSSH-se dhe kryetarit Edi Rama. Ku shkoi sakrifica e socialisteve dropullite qe per rreth 20 vjet jemi perplasur dhe mallkuar nga PBDNJ-ja dhe Omonia vetem sepse ishim socialiste Kush dhe pse i shet kaq lire votat e socialisteve dropullite kush eshte kjo fuqi qe shkel parimet e statutit dhe nuk perfill mendimin e bazes socialiste keto ishin vetem disa nga pyetjet e parashtruara ne kete debat te ndezur pas lenies se dores se lire per Vangjel Dulen per te kandiduar me perfaqesuesit e tij ne te gjitha komunat e pastra te minoritetit grek ne jug.
Burime te sigurta bene te ditur se ne kete mbledhje eshte vendosur te bojkotohen zgjedhjet vendore te 8 majit te mos plotesohen listat e keshilltareve dhe te ngrihen marredheniet me udheheqjen me te larte te PSH-se deri ne perfundim te zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve Asamblete Socialiste te dy komunave do te mblidhen perseri per te vendosur lidhur me qendrimet e metejshme politike qe do mbajne.
Mesohet se te gjitha subjektet politike ne zonat e minoritetit grek ne Gjirokaster kane bere zgjedhjet e kandidateve per kryetar komune dhe i kane derguar ato zyrtarisht ne strukturat qendrore per miratim perfundimtar. Strukturat e bazes se PS-se ne Gjirokaster kane propozuar si kandidat te tyre Panajot Lulen ne Dropull te Siperm Jorgo Koninin ose avokatin Pirro Boboli ne Dropull te Poshtem dhe Pano Gocin ne Pogon. Nderkohe qe strukturat e PBDNJ-se kane propozuar si kandidat Ilia Papailen ne Dropullin e Siperm kryetarin aktual Dhimiter Maluqin ne Dropullin e Poshtem dhe Thanas Qiron ne Komunen e Pogonit.
Megjithate subjekti qe trazon dhe streson subjektet qe deri tani kane mbizoteruar spektrin politik perfaqesues te minoritetit grek PS dhe PBDNJ eshte padyshim Partia e re e grekeve te Shqiperise MEGA. Burime te besueshme nga kjo parti bene te ditur se kane propozuar per kryetar komunash kryetarin aktual te komunes Koco Kosta ne Dropullin e Siperm deri tani perfaqesues i PBDNJ-se biznesmenin Lefter Baruta ne Dropullin e Poshtem dhe ne Pogon kryetarin aktual te kesaj komune Taqo Mejdi qe deri tani ka qene perfaqesues i perbashket i PD dhe PBDNJ.
Mesohet gjithashtu se disa perfaqesues te PS-se ne Dervician fshati me i populluar i minoritetit grek gjate nje takimi te socialisteve eshte propozuar te dielen qe krahas bojkotit te votimeve te dates 8 maj te vendosin dhe te hapin simbolikisht ne Dervician nje kuti votimi metalike shenje e izolimit te vullnetit te lire te votuesve minoritare dhe pas votimit tia dorezojne kutine simbol kryesise se PS-se dhe kryetarit Edi Rama.