Listat nuk preken pavaresisht problemeve
Ne zgjedhje do te shkohet me listat aktuale nuk ka me kohe per korrigjime. Kjo eshte pergjigjja qe Komisioni Zonal i Administrimit te Zgjedhjeve ne Korce i dha dje deges lokale te Partise Socialiste ne lidhje me problemet e verejtura ne lista. Struktura zgjedhore qe aktualisht funksionon pa pjesemarrjen e opozites ka qartesuar keshtu qendrimin e shumices ne lidhje me ankesat gjithnje e ne rritje per manipulimin e listave.
SocialistetPartia Socialiste ne Korce ka kontestuar dje publikisht problemet qe jane verejtur me listat e zgjedhesve. Sipas kryetarit te PS-se ne Korce Ilir Pendavinji ka pasur nje numer te konsiderueshem ankesash nga qytetaret per ndryshimet qe jane bere ne qendrat e votimit gje qe ka sjelle nje coroditje te votuesve te cilet nuk gjejne emrat ne listat e afishuara. Problemet kryesore sipas tij kane qene me ndryshimet ne qendrat e votimit te cilat nuk jane ne afersi te vendbanimeve gje qe ka bere qe shume votues te mos gjejne emrat ne listat qe jane afishuar ne vendet ku do te votohet me date 8 maj. Qytetare me te drejte vote kane shprehur ankesat lidhur me problematiken qe kane listat e zgjedhesve. Ka shume votues qe nuk gjejne emrat ne lista dhe ne keto ka ndryshime te qendrave te votimit. Kjo ka shkaktuar nje coroditje te atyre personave te cilet edhe pse kane te drejte vote rrezikojne te mos e ushtrojne ate nga ky ngerc i krijuar. Ne do te ushtrojme ndikimin e nevojshem per te bere te mundur zgjidhjen e problemeve me listat zgjedhore tha kryetari i PS-se se Korces.
KZAZ-jaPor sipas nenkryetarit te KZAZ-se korrigjimi i listave zgjedhore dhe grumbullimi i verejtjeve per te pasur lista perfundimtare te pakontestueshme eshte nje ceshtje qe i takon gjendjes civile dhe njesive te qeverisjes vendore. Adrian Maho ka thene se korrigjimet ne lista duhet te beheshin brenda afatit dhe tani eshte i vonuar depozitimi i ankesave per faktin se votuesit kane pasur kohe te verifikonin emrat ne lista dhe te kryheshin per kete korrigjimet perkatese. Ligji detyron njesite vendore dhe gjendjen civile te kryejne korrigjimet ne listat e zgjedhesve. Ankesat nga ana e qytetareve e kane kaluar afatin dhe listat bashke me korrigjimet jane mbyllur ne daten 9 mars cka e ben tani te pamundur ndryshimin ne listat perfundimtare ka thene Adrian Maho. Sipas tij kjo nuk do te thote se personat te cileve u eshte ndryshuar qendra e votimit nuk do te mund te votojne pasi ata kane te caktuar nje tjeter vend ku do te drejtohen per keto zgjedhje edhe pse nuk e kane kontestuar ne kohe faktin se qendra e tyre e votimit nuk eshte afer baneses.