Haxhinasto SHBA aleat strategjik dhe vend mik
Instituti Shqiptar per Studime Nderkombetare perkujtoi 15 marsin e vitit 1991 diten kur u rivendosen marredheniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara. SHBA per shqiptaret eshte nje aleat strategjik dhe nje vend mik tek i cili populli yne ka marre mbeshtetje ne momentet me kritike te historise se tij deklaroi ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto.
Ne nje salle te mbushur jo vetem me politikane por edhe me studiues te zhvillimeve shqiptare zevendesambasadorja amerikane citoi mesazhin e sekretares Klinton sipas se ciles rivendosja e marredhenieve shenoi nje fillim te ri per zhvillimin e Shqiperise si vend demokratik. Ky pervjetor perkujton partneritetin tone na kujton ne perparimin e bere dhe nenvizon premtimin e se ardhmes se Shqiperise sidomos nderkohe qe ju ndermerrni hapat e nevojshem per te arritur synimin e anetaresimit ne Bashkimin Europian u shpreh Deborah Jones. Deputetja socialiste Valentina Leskaj kujtoi mesazhin e qeverise amerikane per qeverine shqiptare ne vitin 1946 ku flitej per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Sipas saj kjo mbetet aktuale edhe sot. Sot ka pritshmeri per nje proces zgjedhor te lire e te besueshem ka pritshmeri per shtet ligjor dhe institucione te pavarura. Mbeshtetja e partnereve ka qene e madhe i mbetet politikes pjesa tjeter e pergjegjesise tha Leskaj.