Myqerem Tafaj takim me akademikёt

Dy projektet e qёndrёs sё studimeve albanologjike, ai nё fushёn e gjuhёs dhe projekti nё fushёn e historisё shqiptare janё ato tё cilat mbёshteten me pёrparёsi nga qeveria shqiptare.
Kёshtu u shpreh ministri i arsimit dhe i shkencёs Myqerem Tafaj, nё njё takim me njё grup studiuesish nga Shqipёria, Kosova dhe tё huaj. Pёr kёto projekte shtoi mё tej ministri Tafaj janё angazhuar shumё studiues nga shumё vende.
Ministri Tafaj garantoi akademikёt pjesёmarrёs nё takim pёr mbёshtetje maksimale financiare dhe politike, pёr tё bёrё tё mundur qё kёrkimet shkencorё nё fushёn e albanologjisё tё ecin me shpejtёsi.