Temperaruarat e ulëta, shtohen virozat e stinës

Temperaturat e ulёta qё mbizotёrojnё nё vendin tonё kanё sjellё rritje tё numrit tё fёmijёve tё prekur me virozat e stinёs, tё cilёt parqiten tek mjeku i familjes dhe spitali pediatrik nё kryeqytet pёr tё marrё ndihmёn e nevojshme. Kryesisht pacientёt e vegjёl paraqiten tek mjeku me temperaturë tё lartë, tё vjella, bllokim tё rrugёve tё frymёmarrjes dhe kollё.
Grupmoshat tё cilat janё mё tё rrezikuara, nga virozat e stinёs mbeten fёmijёt, tё moshuarit dhe tё sёmurёt kronikё. Mjekёt rekomoandojё qё menjёherё sapo shfaqen siptomat e lart pёrmendura, duhet qё fёmijёt tё dёrgohen tek mjeku pёr tё marrё mjekimet e duhura.
Ndёrkohё qё ata kёshillojnё prindёrit qё tё mos i nxjerrin fёmijёt nё orёt e ftohta, tё shmanget sa ёshtё e mundur qёndrimi nё ambjete tё mbyllura dhe tё shumё tё populluara.
Mjekёt rekomandojnё gjithashtu qё antibiotikёt duhet tё merren vetёm nё rastё komplikacionesh, dhe kur presonat janё prekur dhe kanё filluar tё kenё shqetёsimet e virozave, duhet tё pinё sa mё shumë lёngje dhe tё konsumojnё gjёra tё ngrohta.