E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: Task Force për unifikimin me Shqipërinë

Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka hedhur idene e krijimit te nje Task Force, perbere nga akademike per për unifikimin e një numri elementesh në bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës.Ne duhet të unifikojmë kornizën ligjore, faturat, terminologjinë dhe çdo gjë që na shërben, tha Pacolli duke konfirmuar se ka marrë përgjigje pozitive për këtë nga autoritetet në Tiranë.  Deklarata eshte bere në një intervistë dhënë për të përditshmen Albanian Daily News .

Sapo të kthehem në Kosovë, do të themeloj një Task Force të njerëzve të mençur, personaliteteve të njohura dhe akademikëve, që të fillojnë të punojnë me përgjegjësi. Do të jetë një komision që do të punojë nën patronazhin tim dhe do tiu kërkoj që të japin rezultate. Ata do ti gjejnë homologët e tyre në Shqipëri. Do ti kërkoj qeverisë shqiptare që të formojë të njëjtin komision, tha Pacolli duke shtuar se ekzistojnë një numër barrierash që pengojnë zhvillimin dhe perspektivën dhe që duhet të eliminohen.

Duke folur për vizitën e tij në Maqedoni, e cila fillon të mërkurën, Pacolli tha se do të kërkojë në mënyrë te prere zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe barazi në bashkëjetesë. Do tiu kërkoj shqiptarëve të bashkohen sepse vetëm të bashkuar do të jenë më koncizë në aktivitetin e tyre politik, tha ai.

Duke folur për reagimet në Shqipëri dhe Kosovë ndaj përfaqësuesve të lartë amerikanë, Pacolli tha se është kundër atyre që kundërshtojnë veprimet dhe vullnetin e mirë të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›