iljeta prezanton Lulzim Bashen si kandidat per Tiranen

Partia Demokratike prezantoi dje Lulzim Bashen si kandidat per bashkine e kryqytetit. Gjate koncertit ne pallatin e Kongreseve ne pervjetorin e 22 marsit 1992 diten kur kjo parti erdhi per here te pare ne pushtet prezantuesja e koncertit njeheresh edhe anetarja e Keshillit te PD-se iljeta Xhilaga prezantoi Ministrin Lulzim Basha si kandidaturen e demokrateve perballe rivalit socialist.
Ftoj ne skene kandidatin tone per kryetar bashkie zotin Lulzim Basha u shpreh Xhilaga. Drejtuar te rinjve Kryeministri Berisha u zotua se do te behet gjithcka per te shperblyer me mirenjohje punen perkushtimin ndershmerine dhe entuziazmin e tyre. Sot ne ecim drejt 8 majit ecim drejt zgjedhjeve. iljeta dhe Elvana i rane pikes me kandidatin qe shpallen. Kjo eshte nje dite serish per tu zotuar para jush se do te bejme gjithcka per te shperblyer me mirenjohje punen tuaj perkushtimin tuaj ndershmerine tuaj entuziazmin tuaj.
Programi yne jeni ju programi yne jane endrrat tuaja programi yne jane besimi juaj programi yne jane bindjet tuaja. Ndaj dhe ju ftoj te mbjellim kete pranvere ne rruget e sheshet e Shqiperise ne luginat fshatrat malet e qytetet e saj lulet e shpreses lulet e fitores lulet e fitores se thelle. u shpreh Kryeministri Berisha. Gjate kesaj feste pershendeti edhe vete kandidati per bashkine e Tiranes Lulzim Basha nje nga figurat qe ka mbeshtetje teper te madhe nga vete kreu i qeverise.
Duke sjelle ne vemendje vitet e permbysjes se regjimit komunist Kandidati i demokrateve vleresoi punen e qeverise. Kujtimet e eksodeve masive dramatike ishin te fresketa dhe provokimet e qellimshme nga brenda vendit nuk mungonin por ne kishim dhene fjalen dhe une bashke me ju pata shansin nderin privilegjin te jap ndihmen time ne kapercimin e kesaj pengese te padrejte per shqiptaret ne realizimin e levizjes se lire levizjen e lire per shqiptaret tha Basha.