“Në emër të Maries”, marshim kundër gjakmarrjes

Në emër të Marias, ndal gjakmarrjen” ka qene kjo motoja e marshimit ne pedonalen e qytetit te Shkodres, ku u mblodhën dhjetëra qytetare në një protestë kundër gjakmarrjes, duke marrë shkas nga vrasja në Dukagjin e 17-vjeçares Marie Qukaj, për shkak të gjakmarrjes.
Lëvizja për “Mendim të Lirë” apeloi për ndërgjegjësim të shoqërisë dhe strukturave shtetërore për ndaljen e fenomenit të vrasjes për gjakmarrje.
Në emër të të ngujuarve ka qënë një fëmijë 13- vjecar i cili ka përcjellur mesazhin sensibilizues kunder fenomenit të gjakmarrjes.
Gjate ketij marshimi u kërkua që të luftohet ky fenomen, i cili nuk njihet nga ligji, por që vazhdon të marrë jetë të pafundme të pafajshmish.