Pacolli do japë dorëheqjen, nëse i`a rekomandon Gj. Kushtetuese

Presidenti Behxhet Pacolli do të ofrojë dorëheqje përfundimisht, nëse këtë ia rekomandon Gjykata Kushtetuese. Kjo është deklarata e parë dhe e vetme që ka dalë nga presidenca e Kosovës, pas vendimit të djeshëm të Kushtetueses.
Ibrahim Gashi, këshilltar politik i presidentit Pacolli ka deklaruar se çdo rekomandim i Gjykatës Kushtetuese do të respektohet. “Në rast se kërkohet dorëheqja, Pacolli do ta respektojë”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë, behet e ditur se presidenti Pacolli ka zhvilluar një takim të fshehtë me kryeministrin dhe partnerin e koalicionit, Hashim Thaçi, ku besohet se temë diskutimi ka qenë vendimi i Kushtetueses për presidentin.