Hoxhaj merr mbështetjen e presidentit kroat Josipovic

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën e dytë të vizitës zyrtare që po zhvillon ne Kroaci, u takua me presidentin e këtij vendi, Ivo Josipovic.
Josipovic ka shprehur mbështetjen e shtetit të tij për shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, duke ofruar përkrahje të mëtejshme të Kroacisë për integrimet evropiane të Kosovës.
Në njoftimin për shtyp deklarohet se Hoxhaj e informoi presidentin kroat për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, e veçanërisht rreth proceseve integruese evropiane të Kosovës.
Shefi i diplomacisë kosovare e ka falënderuar presidentin Josipovic për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit kroat për zhvillimet pozitive në Kosovë.
Në anën tjetër, presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipovic citohet të ketë shprehur mbështetjen e shtetit të tij për shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, duke ofruar përkrahje të mëtejshme të Kroacisë për integrimet evropiane të Kosovës.
Hoxhaj gjatë vizitës në Kroaci u takua edhe me komunitetin shqiptar që jeton në Zagreb.
Ministri Hoxhaj iu premtoi bashkatdhetarëve me banim në Kroaci se shumë shpejt do të kenë shërbime më të mira konsullore dhe se kërkesat e tyre do të gjejnë vend në axhendën e përbashkët që do të hartohet mes Republikës së Kosovës dhe Kroacisë.