E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, politika për rritje ekonomike

Politika e futjes së parave më tepër në sistem për stimulimin e ekonomisë është vazhduar ditën e sotme nga Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara, duke krijuar një program të ri të blerjes së fletobligacioneve, që synon shkurtimin afatgjatë të shkallës së interesit për nxitjen e ekonomisë së ngadalshme.

Ky instutcion amerikan, ekuivalent i Bankave Qendrore të shteteve evropiane, presupozon të shpenzoj 40 miliardë dollarë në muaj,për sigurimin e kthimit të kredive, pasi ekonomia e Shteteve të Bashkuara, është shumë e butë për ta reduktuar papunësinë e lartë.

Kjo blerje do të vazhdonte derisa tregu i vendeve të punës do të tregonte përmirësime substanciale.

Banka, gjithashtu ka vazhduar planin për ta ruajtur shkallën e interesit afatshkurtër në nivel rekord të ulët deri në mes të vitit 2015.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›