E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikin emigrantët pas Pashkëve, fluks në Kapshticë

KAPSHTICË- Kthimi i emigrantëve në vendet ku punojnë dhe jetojnë në Greqi ka shtuar fluksin në doganën e Kapshticës. Sipas të dhënave nga kjo pikë doganore mësohet se së paku 18 autobusë kanë kaluar dhe të tjerë automjete presin në radhë për të kaluar kufirin.

Në ndihmë të emigrantëve, për të evituar radhët dhe pritjet e gjata, pala shqiptare punon sportele të shtuara, me 8 të tillë.

Emigrantët erdhën në atdhe që nga dita e premte, kthim që u shoqërua me radhë të gjata dhe fluks si në Kapshticë, ashtu edhe në Kakavijë. Vetem per 12 ore, diten e shtune nga Kakavija hyne rreth 3500 persona, emigrantë shqiptarë dhe 700 automjete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›