VMRO: Maqedonasit s’kanë lidhje me Aleksandrin!
Janë këto disa prej pyetjeve që janë sqaruar në një dokument të Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) në vitin 1946.
Dokumenti i siguruar nga gazeta "LAJM" nga arkivi i VMRO-së që gjendet brenda Arkivit të Shtetit të Maqedonisë.
Historiani Kiril Ivanovi në një fjalim të mbajtur më 7 mars 1946 para anëtarëve të organizatës së të rinjve maqedonas të Sofjes me titull "Historia më e vjetër e Maqedonisë" ka dhënë fakte me të cilat sqaron se maqedonasit e tanishëm janë me prejardhje sllave dhe jo antike.
"Çfarë na lidh neve, maqedonasit e sotëm me atë popullin e humbur që moti? A mund që ne t’i përkujtojmë pasardhësit e tyre historik? Historia jep përgjigje negative në këtë pyetje. Populli i sotëm maqedonas, i përbërë kryesisht nga fise sllave, të cilat kanë ardhur në Ballkan rreth shekullit të 6-të pas Krishtit dhe nga mbetjet e fiseve të vjetra ilire të cilat po humbeshin, ka fizionomi të tilla etnike, te të cilat, nuk mund ta zbulojmë fizionominë etnike të maqedonasve të lashtë", thuhet në këtë dokument.
Kiril Ivanov këtë teori e ka sqaruar më poshtë para rinisë maqedonase të asaj kohe në Sofje të Bullgarisë.
"As traditat dhe zakonet e lashta të maqedonasve të tanishëm sllavë nuk i përngjajnë asnjë prej atyre të maqedonasve të vjetër", ka thënë Ivanov.
Historiani maqedonas në atë kohë ka bindur rininë në organizatën e të rinjve se, "Lidhja e vetme reale historike me ata maqedonas mund ta shohim vetëm në kuadër të aspektit gjeografik dhe në përgjithësi mund të shihen elementet ilire në përbërjen e tyre", thuhet në dokumentin e arkivit të VMRO-së.
Gjithashtu, ai ka dhënë sqarime se Maqedonasit nuk janë drejtpërdrejtë pasardhës të maqedonasve antikë.
"Kjo është që e bën lidhjen mes tyre në pranueshmërinë historike. Lidhje të përafërt të atillë kanë grekët e vjetër dhe të tanishëm, si dhe mes romakëve dhe italianëve të tanishëm", shkruan në këtë dokument.
Kiril Ivanov gjatë fjalimit të tij në mars të vitit 1946 vazhdon edhe më tutje, duke sqaruar dhe duke shprehur se cilat mund të jenë pasojat historike për këto të pavërteta.
"Ta dhunojmë historinë dhe faktet historike me atë që do t’i vendosim maqedonasit e sotëm drejtpërdrejtë si pasardhës të Aleksandrit të Madh, do të thotë jo vetëm që po ndryshojmë të vërtetën historike, por edhe të shndërrohemi në shovinistë qesharak", ka deklaruar para rinisë maqedonase, Ivanov.
Ai ka akuzuar edhe palën greke, të cilën e ka quajtur si agresore dhe ndryshuese të historisë.
"Mësimi i asaj parahistorie të lashtë të popullit tonë na lidhë me një çelik të padrejtë kundër falsifikuesve të shovinistëve të atij lloji të Haxhi Taksis, i cili për ta arsyetuar rrëmbimin e Maqedonisë lindore dhe jugore nga Greqia, pa turp ‘pohon’ se maqedonasit e lashtë, por edhe të tanishmit janë grekë", thuhet në fund të dokumentin që u lexua më 7 mars 1946 në Sofje. /Bekri AJDINI/