Berisha: Spitali “Amerikan 2”, investim i rëndësishëm

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inagurimin e godinës së re të spitalit “Amerikan 2”. Në inagurimin e kësaj godine, e cila kapi shifrën e 20 mijë euro, kreu i qeverisë vuri në dukje progresin shëndetësor, ndërsa sot ajo ka arritur majën më të lartë të kualifikimit.
“Sot për sistemin tonë shëndetësor, për mjekësinë shqiptare është një ngjarje e veçantë pasi inagurojmë një qëndër të re, ndër më modernet, një investim i shkëlqyer i biznesit amerikan në fushën e shëndetësisë, fushën më të të rëndësishme të vendit tonë. Ky investim është investimi i katërt i një rrjeti spitalor dhe shërbimeve spitalore ndër më modernet, më eficentet në Shqipëri. Këto investime në terësi arrijnë vlerën 40 mijë euro, ndërsa spitali që inagurojmë sot arrin shifrën 20 mijë euro”.
Ndërkaq, një ndër drejtuesit e spitalit theksoi se Shqipëria në këtë drejtim ka bërë hapa përpara dhe kjo shfaqet me performancën e kujdesit shëndetësor.
“Kujdesi shëndetësor është një nga sektorët tonë më të rëndësishëm të investimeve. Investitorët përfshijnë dhe ata ndërkombëtarë. Ky aktivitet është i rëndësishëm dhe për objektivin për të rritur performancën dhe ofrimit të kujdesit shëndetësor. Kjo hapje është reflektuar dhe në sajë të besimit dhe të ardhmes së Shqipërisë dhe progresit që ka bërë dhe për proçesin drejt BE-së. Departamente të reja do të mund të demostrohen për mirëqënien e familjes shqiptare. Ne jemi të lumtur qe të ofrojmë shërbimet tona dhe të ofrojmë mbështetjen”.
Ndër të tjera, kryeministri theksoi se kjo mbështetje vjen në një moment të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare.