Pacolli nga Korca Shqiptaret me nje ekonomi
Zgjodhi një orë leksioni në universitetin “Fan Noli” në Korçë, që zv/kryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli të fliste për “bashkimin ekonomik. Ka ardhur koha, që Shqipëria, Kosova dhe trojet e tjera shqiptare,të punojnë për realizimin e bashkimit ekonomik midis tyre, i cili do të bëjë të mundur realizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, mallrave dhe kapitaleve, tha Pacolli.
Në një ceremoni të veçantë, zv/kryeministrit të Kosovës Behgjet Pacolli i është dorëzuar titulli “Qytetar nderi” i Korçës, dhënë nga këshilli bashkiak, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, me motivacionin; për kontributin e spikatur social, humanitar, politik dhe ekonomik për krijimin e shtetit të Kosovës dhe si promotor i zhvillimit mbarëkombëtar për shqiptarët.