E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti mbyllen pa marreveshje bisedimet mes vendeve te BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel  ka bere me dije se dyshon se një marrëveshje mund te arrihet  per buxhetin e ardhshëm te  te Bashkimit Europian  ne samitin qe po zhvillohet ne Bruksel. Ajo foli pas bisedimeve  te një dite me pare  te cilat zgjaten deri ne orët e vona te mbrëmjes. Hapja e samitit u shty për tre orë për shkak të dallimeve të zymta mbi planet buxhetore. Shumica e anëtarëve të BE mbështesin një rritje të buxhetit, por disa vende thonë se kjo është e papranueshme në një kohë krize. 
Britania e Madhe tha se propozimet e fundit të BE-së ishin “një hap në drejtimin e duhur”, por “nuk mund të shkojnë shumë larg”, kështu që duhet bërë më shumë për të shkurtuar shpenzimet. 
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, foli për rreth gjysmë ore me Presidentin e Këshillit të Europës, Herman van Rompuy, si dhe Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.
Një deklaratë e Doëning Street pas mbledhjes, bënte të ditur se Cameron kishte theksuar rëndësinë për Britaninë, për shkurtimin e shpenzimeve me vlerë 3,56 miliardë euro në 2011-n. Deklarata e quante shkurtimin “plotësisht të justifikueshëm”.
Polonia dhe vendet fqinje të saj, ish-komuniste, duan që shpenzimet aktuale të ruhen në po të njëjtat nivele apo të rriten. Ata mbështeten së tepërmi në fondet e dhëna nga BE.
Negociatat në Bruksel do të vazhdojnë të premten. Presidenti i Francës, Francois Hollande, refuzoi propozimet për shkurtime të shpenzimeve në agrikulturë, duke thënë se “politika e përbashkët bujqësore nuk është politikë franceze, por europiane”.
Tradicionalisht, Franca ka qenë një prej përfitueseve më të mëdha nga mbështetja e BE-së për fermerët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›