E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli nuk ka marreveshje me Mustafen

Presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në raportet me Isa Mustafën pas insistimit të gazetarëve. Ai ka mohuar të ketë ndonjë marrëveshje me Mustafën “për të mos i vendosur nënshkrimet e LDK-së për padinë e AAK-së drejt Kushtetueses”.
 

“Jo, jo. Më besoni nuk di gjë. Unë i kam lexuar këto gjëra nga mediat. Nuk kam pasur kurrfarë kontakti që para zgjedhjes time me Isa Mustafën. Unë e respektoj atë siç e kam respektuar çdo herë”, ka qenë përgjigjja e presidentit.
 

Për arrestimet e EULEX-it dhe rastin Limaj, presidenti ka kërkuar respektim të kushtetutshmërisë ndërsa Limajn e ka quajtur mik të mirë të tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›