Pacolli premton njohje nga Afrika dhe Lindja e Mesme

Kosovën së shpejti pritet ta njohin vende nga kontinente dhe rajone të ndryshme të botës. Ky premtim vjen nga presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, sipas të cilit, njohje të reja do të ketë nga shtete të Afrikës dhe Lindjes së Mesme.
Gjatë një takimi që pati të hënën me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, Pacolli ka thënë se mungesa e njohjeve të reja gjatë kësaj kohe, ka qenë për shkak të një vakumi institucional.
Pacolli ka thënë se me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, do të zbatohet një program që përshpejton proçesin e njohjeve, ndërsa ka theksuar se ekipet e tij lobuese ende janë duke punuar në këtë drejtim, duke mos hezituar të përmend edhe kontinentet dhe rajonet prej nga pritet të vijnë njohjet e reja.