E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli premton njohje nga Tanzania

Në kuadër të angazhimeve lobuese për njohjen e Kosovës, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli po qëndron në Nju Jork, ku po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas një deklarate për mediat të publikuar nga zyra për informim e zv/kryeministrit Pacolli, thuhet se ai ka zhvilluar një takim të shkurtër me Presidentin e Tanzanisë, Jakaya Kikwete dhe ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Bernard Membe, nga ku ka marr rikonfirmimin se Tanzania do ta njohë së shpejti Kosovën.

Po ashtu Pacolli ka marrë garanci nga presidenti Kikwete se Tanzania do të angazhohet që Kosova ta ketë njohje nga të gjitha shtetet anëtare të SADC (komuniteti zhvillimor i vendeve të Afrikës Jugore), në të cilën bëjnë pjesë 14 shtete.

Zëvendëskryeministri Pacolli, në ditët në vijim do të zhvillojë takime të shumta me udhëheqës të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›