Serbët e veriut me “fletrrufe”për KFOR-in

Organizatorët e paidentifikuar të barrikadave i janë përgjigjur KFOR-it me një “fletrrufe” .
Në serbisht dhe në anglisht, serbët kanë shkruar se si “sipas Rezolutës 1244 Kosova është pjesë e Serbisë, dhe nuk ka kufi as doganierë”.
Në “fletrrufe” thuhet se barrikadat janë shenjë e pakënaqëisë së serbëve me dërgimin e doganierëve kosovarë në kufi dhe se “më mirë është të protestohet me barrikada sesa të bëhet rezistencë e armatosur”. Në fund i kërkohet KFOR-it që ta vlerësojë nëse ata kanë të drejtë.