E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli turne lobues në Afrikë për njohjen e Kosovës

PRISHTINË- Zv/kryeministri i parë i qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka filluar një turne lobuese në disa vende të kontinentit të Afrikës.

Në kuadër të angazhimeve shtetërore për lobim, Pacolli, sipas zyrës së tij, është duke qëndruar në Sychelles, ku do të takohet me autoritetet më të larta të këtij shteti. 

Sipas axhendës, turneu lobues do të vazhdojë në Kongo Brazavile dhe në Guinenë Ekuatoriale, ku priten takime me udhëheqës nga këto dy shtete.

Gjithashtu, janë duke u pritur konfirmimet për takime edhe nga autoritetet e Togos dhe Malit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›