E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli, ultimatum Thaçit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duket se e ka humbur durimin sa i përket riformatizimit të qeverisë, gjegjësisht marjes së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ai ka thënë se është momenti i fundit që të ndodhë ky riformatizim.

Pacolli i cili për momentin gjendet jashtë vendit përmes telefonit ka thënë se është koha e fundit që të ndodhin ndryshimet e paralajmëruara.

“Është momenti i fundit, kur ne duhet të bisedojmë për këtë çështje. Ashtu sic jemi marrë vesh, edhe duhet të ndodhë, sa më parë”, ka thënë Pacolli për zerin.

Nga ana tjetër zyrtarët e PDK-së nuk preferojnë të flasin shumë për këtë cështje.

Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së tha se për këtë temë Pacolli do të flasë direkt me kryeministrin.
“Ai dhe kryeministri do ta bisedojnë këtë çështje”, tha shkurt Kuçi.

Kurse Petrit Selimi, zëvendësministër i Jashtëm, nuk i duket se ky proces është vonuar, siç e thotë Pacolli.
“Unë nuk e shoh si vonesë këtë dhe për këtë më shumë është folur nëpër medie sesa që ka pasur ngjarje reale. Çdo lëvizje po bëhet nnë bazë të agjendave dhe orareve”, ka theksuar Selimi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›