Brukseli do marrëveshje për veriun shkaku i Serbisë

Më 1 korrik Kroacia anëtarësohet në BE. Një burim i përfshirë në dialogun Kosovë- Serbi, ka thënë se Brukseli e di që kushte të reja në rrugën drejt anëtarësimit do t’i vihen Serbisë pas kësaj date, ngaqë me këtë shtet Kroacia ka shumë probleme të hapura.
Brukseli zyrtar është duke insistuar me çdo kusht që të arrihet një marrëveshje për veriun më së largu në javën e parë të prillit, me cka do të krijoheh rrethana që Serbisë t’i konfirmohet data për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sikur kjo të mos ndodh, sipas një burimi të gazetës Koha Ditore, Serbia rrezikon të vonohet në proes shkaku i anëtarësimit të Kroacisë në BE.
“Serbisë i ngutet më shumë sesa Kosovës që tani të ketë një zgjidhje dhe datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok do ta marrë në qershor. Brukseli nuk do që të humbet ky momentum, prandaj edhe po tregohet kaq këmbëngulës për të pasur një marrëveshje”, ka thënë një burim i gazetës./Indeksonline/