E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli vazhdon aktivitetin lobues në Afrikë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Afrikë, në kuadër të angazhimeve lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, në mesin e shumë krerëve të shteteve, mori pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të ri të Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara. Gjatë kësaj ceremonie Pacolli është takuar me shumë personalitete përfaqësuese të vendeve të ndryshme , thuhet në një komunikatë për media. Në cilësinë e presidentit të ri të Bregut të Fildishtë, vijon deklarata, outara ka falënderuar, veçanërisht, zëvendëskryeministrin Pacolli, duke vlerësuar angazhimet e shtetit të Kosovës për prosperitet në drejtim të avancimit të vlerave demokratike si dhe ka kërkuar nga të gjithë burrështetasit e pranishëm, të cilët përfaqësonin edhe vende që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që të konsiderojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë në mënyrë që të ndërmerren veprime për njohje sa më të shpejta të Kosovës si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik”. Pas kësaj ceremonie, Pacolli ka realizuar takime të veçanta me presidentin e Nigerisë, Goodluck Jonathan, presidentin e Rëandes, Paul Kagame, kryeministrin e Kenisë, Raila Odinga, kryeministrin e Kamerunit, Philemon Yang dhe përfaqësuesin e Mbretërisë së Marokut, të cilët i ka njoftuar gjerësisht për situatën aktuale, politike dhe ekonomike të Kosovës, duke theksuar angazhimet e institucioneve të Kosovës për avancim të demokracisë, forcim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe integrim të vendit. Pacolli ka takuar me këtë rast presidentin e Francës, Nicholas Sarkozy, sekretarin Gjeneral të OKB, Ban Ki Moon dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Alain Juppe, të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë inauguruese të Presidentit të Ri të Bregut të Fildishtë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›