E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli zgjidhet figurë e ndritur e diasporës

Në mesin e 100 figurave të ndritura shqiptare nga diaspora, Behgjet Pacolli është zgjedhur njëri prej tyre.

Përpos kësaj, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është zgjedhur edhe president nderi i Albanian Excellence, e cila çdo vit do të marrë përsipër identifikimin e individëve të suksesshëm jashtë vendit dhe do t’i shndërrojë ata në figura publike për opinionin e brendshëm.

Zyra e zëvendëskryeministrit njofton se kjo ceremoni është mbajtur në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, ku u zhvillua Mbrëmja Gala, me 100 të zgjedhurit e Albanian Excellence, një Organizatë jo qeveritare prestigjioze nga Shqipëria.

“Këta të zgjedhur ishin që të gjithë individë të shquar shqiptarë në profesione të ndryshme, si menaxherë, juristë, inxhinierë, muzikantë, profesorë, fizikanë, psikologë, etj të cilët janë afirmuar në fushën e tyre në rrafsh ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Zoti Pacolli, siç njofton zyra e tij, ka vlerësuar çmimin, duke përshkruar ngjarjet që përcaktuan hopet e mëdha cilësore në jetën e vet dhe bëri thirrje për investim të shpirtit në arritje të suksesit.

“Dikur do të vijë koha e ideve të mira, dhe se shumë ide të mira megjithatë janë duke u jetësuar. Se jeta e vet i ngjante shumë jetës që ai bënte dikur në fshat dhe se pasuria ime më e madhe janë miqtë e shumtë”, thuhet në njoftim.

Pacolli zgjidhet në mesin e 100 figurave të ndritura shqiptare nga diaspora e që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›