Themelohet aleanca e grave dhe vajzave “Kuq e Zi”

Krijimi i strukturave të një pasnjëshme, duket se po i jep formën e një partie më të re. E tashmë pas numrit 100 të partive të krijuara me vendim gjykate të Tiranës, me sa duket se shpejti nuk do të mungojë as partia e 101.
Tashmë Aleancës Kuq e zi i është shtuar edhe aleanca e grave dhe vajzave një strukturë më e re, pasi disa ditë më parë ka krijuar aleancën rinore. Ndërkohë në krye strukturës më të re është zgjedhur si kryetare e përkohshme Florentina Xheko, e cila ka deklaruar se kjo aleancë do të bëjë të mundur të depolitizojë shoqërinë shqiptare.
" Punësimi duhet të bëhet mbi vlerat dhe jo për anëtarët e partive. I bëjmë thirrje nënave dhe vajzave shqiptare t`u mësojnë fëmijëve të tyre të duan Shqipërinë dhe jo partinë. Mësojuni fëmijëve që Shqipëria mund të bëhet. Kuqezinjtë janë ndryshe nga forumet e partive politike" thekson AK-ja
Gjithashtu kjo aleancë i bën thirrje nënave emigrante që t`u flasin shqip fëmijëve të tyre në mënyrë që ata mos ta harrojnë gjuhën e tyre.