Padia e PS, Kolegji pritet të zbardhë vendimin
Kolegji Zgjedhor ka protokolluar tashmë vendimin e marrë mesnatën e ditës së hënë, ku kërkoi hapjen e 368 kutive të pahapura në Tiranë.
Vendimi do të përmbajë edhe detajet e procedurës për hapjen e kutive.
Kolegji Zgjedhor, i cili pranoi pjesërisht kërkesën e Partisë Socialiste, detyron Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të hapë, të rinumërojë dhe të rivlerësojë votat e kontestuara në kutitë e pahapura të materialeve zgjedhore për Bashkinë Tiranë në 368 qendrat e votimit, për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Këshillin e Bashkisë së Tiranës, kryetarin e njësisë bashkiake dhe këshillin e njësisë bashkiake.
Pas mbarimit të kësaj procedura, Kolegji I kërkon KQZ-së përfshirjen e këtyre votave në tabelat përmbledhëse të rezultateve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Detajet do të bëhen publike në orët në vazhdim.