Në maj Provimi i Shtetit për infermierët, nisin regjistrimet

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, kërkon nga të gjithë infermierët, mamitë, fizio-terapistët, teknikët e laboratorit, ata të logopedisë dhe imazherisë, që të bëjnë regjistrimin pranë kësaj zyre, i cili më pas e çon listën e këtyre profesionistëve te Agjencia Kombëtarë e Provimeve të Shtetit për dhënien e provimit.
“Aktualisht, ne si UISH gjendemi në fazën e përfundimit të listës dhe e kemi nisur atë pranë kësaj Agjencie, e cila ka përcaktuar tashmë edhe datat e Provimit të Shtetit”, bën me dije kreu i UISH-së, Sabri Skënderi.
Sipas tij, profesionistët që kanë mbaruar teknikën profesionale, ata që kanë mbaruar shkollën në vitin 2010, por edhe në vitin 2011, kanë të drejtën e tyre të regjistrohen pranë Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë dhe ta japin provimin në muajin Maj sipas datave të caktuara. “Por këtë të drejtë e kanë edhe ata që janë rrëzuar në provimin e parë apo nuk kanë hyrë fare në të”, sqaron mes të tjerash Skënderi.
“U bëj thirrje të gjithë teknikëve të laboratorit, teknikë të imazherisë apo logopedistëve, që kanë përfunduar studimet në vitin 2011, të drejtohen zyrave të UISH-së për të bërë regjistrimin dhe të fillojnë praktikën profesionale me mbikëqyrje dhe në përfundim të saj, t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit”, është thirrja që ai u drejton profesionistëve të rinj.
UISH pohon gjithashtu se kjo eksperiencë do të vazhdojë e përvitshme në zbatim të ligjit, i cili ka caktuar që Provimi i Shtetit do jepet në dy javët e para të Majit dhe Nëntorit. “Ndërsa lidhur me ato probleme që kemi patur për provimin e parë, saktësisht të tezave që u paraqitën gjatë tij, ne i kemi bërë me dije pranë ministrisë së Arsimit dhe Fakulteteve të Infermierisë, e jemi duke punuar me to, që testi i radhës për Provimin e Shtetit të jetë sa më i përshtatshëm dhe t’u përgjigjet kërkesave të kohës”, vijon Skënderi. /Start/
2012-04-17 09:18