HEC-i i Ashtës në shtator prodhon energji elektrike

Sot u hapën argjinaturat, duke bërë të mundur depërtimin e ujit drejt hidrocentralit, që po ndërtohet nga dy kompanitë austriake, Verbund dhe EVN.
Përgjegjësi për punimet civile në kantjerin HEC Ashta, David Oberlechner, tha se "kjo procedurë është hapi i parë drejt komisionimit në praninë e ujit të hidrocentralit të Ashtës, ndërkohë që pas pak do të zhvendoset edhe një pjesë tjetër e argjinaturës, duke pritur që niveli i ujit të jetë i njëjtë me nivelin e ujit në rezervuar". Oberlechner bëri të ditur se në muajt në vazhdim do të bëjnë punime të tjera civile, në pritje që niveli i ujit të rritet në atë masë që të fillohet me vënien në punë të hidrocentralit në praninë e ujit nga mesi i muajit maj.
Ndërkohë, drejtues teknik i HEC Ashta,Genc Gjeçi, tha se "argjinatura që po hapim sot është bërë që në kohën kur është ndërtuar hidrocentrali i Vaut të Dejes dhe me hapjen e saj do të fillojë rrjedhja e ujit në hidrocentralin Ashta 1". Ai shtoi se pak më vonë pritet të fillojë komisionimi i pajisjeve dhe i turbinave që janë vendosur, ndërkohë që nga mesi i majit pritet të fillojë kolaudimi në praninë e ujit të pajisjeve të agregateve që janë vendosur në Ashta 1. /Start/
2012-04-16 17:49