E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, policia parandalon vrasjen

Ndëryrja e policisë parandaloi pak minuta më parë vrasjen e një personi në qytetin e Elbasanit.
Dy persona dyshohet se kanë tentuar të vrasin pronarin e një qendre interneti ndërkohë që policia e njoftuar për konfliktin, mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi autorët e krimit.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, në vendin e ngjarjes janë arrestuar shtetasit Endri Gumi dhe Fatos Gjeli.
Ata kanë pasur një konflikt me pronarin e qendrës së internetit dhe sipas policisë, mosmarrëveshja ka mbërritur deri tek përdorimi i armëve të zjarrit.
Burime nga policia lokale thanë se në kohën kur uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes, shtetasi Endri Gumi ndodhej me pistoletë në dorë gati për të qëlluar.
Në polici u shoqëruan tre protagonistët e ngjarjes të cilën po merren në pyetje në kuadër të hetimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›