Goditi me pasqyrën e automjetit kalimtarin në rrugë, i shkakton dëmtime në kokë

Shkodër, 22 qershor, NOA Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin Ervin Xhaka, lindur e banues në lagjen 10 Korriku të Shkodrës pasi në vendin e quajtur Parku Industrial të këtij qyteti, duke drejtuar mjetin e tij tip Volksvagen, me targa SH 4859 E, ka ndeshur me pasqyrë të anës së pasagjerit, 48-vjeçarin Agim G., i cili po lëvizte si këmbësor.
Për pasojë, Agim G., ka pësuar dëmtime në kokë e ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të Ervin Xhakës i kaluan prokurorisë së rrethit për veprën penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
n.e/NOA