Përfundon së korrigjuari testi i matematikës
22/06/2009 Shpallja e rezultateve të arritura nga maturantët pritet të bëhet brenda tri ditëve të ardhshme
Pranimet përcaktohen në bazë të disniveleve ndërmjet raportit preferencë–kërkesë
Përfundon korrigjimi i testeve të matematikës. Qendrat e vlerësimit të ngritura në tri rrethet si dhe ajo në kryeqytet kanë konfirmuar përfundimin e procesit të vlerësimit të të gjitha testeve të lëndës së matematikës. Pikët përkatëse të arritura nga çdo maturant tashmë po konvertohen në notë sipas standardit të përcaktuar nga hartuesit e Maturës Shtetërore. Specialistët e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve pohojnë se gjatë dy ditëve që vijnë do të përfundojë dhe procesi i “matching”, i cili do të bëjë lidhjen ndërmjet rezultateve të vëna në test dhe maturantit që e ka plotësuar atë. Duke marrë parasysh këtë proces, pohohet se shpërndarja e rezultateve në shkolla për t’u afishuar në vendet publike do të bëhet pas tri ditësh, kur mendohet të ketë përfunduar i gjithë procesi i verifikimit për çdo rezultat sipas listave të çdo shkolle.
Procedura
Për rastet që maturantët do të mbeten të pakënaqur me rezultatet që janë vënë në testim, edhe për këtë provim do të ndiqet e njëjta procedurë për kontestimin e rezultateve. Kjo do të iniciojë me kërkesën përkatëse që vetë maturanti duhet të dorëzojë pranë shkollës së tij. Kjo e fundit më pas përcillet për në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, ku bëhet rivlerësimi pas ankesës së paraqitur. Ndërkohë komisioni i posaçëm i ngritur në këtë institucion po pret ankesat e para për provimin e parë të Maturës Shtetërore për lëndën e letërsisë, rezultatet e të cilit janë publikuar në nisje të javës së shkuar. Me daljen e rezultateve të arritura në provimin e matematikës inicion faza e fundit e përgatitjeve për pranimet në universitete, e cila përmbyllet me provimet me zgjedhje, që do të jepen më datën 10 korrik. Për 12 lëndët me zgjedhje janë hartuar fondet e pyetjeve, nga ku do të merren pyetjet përfundimtare që do të përmbajë testi. Por ajo çfarë është cilësuar nga ekspertët si më e rëndësishmja është kujdesi që maturantët duhet të tregojnë në renditjen e programeve studimore që mund t’i bëjnë fitues. Këto të fundit duhet të vendosen në një raport të drejtë ndërmjet kërkesave që paraqiten dhe kuotave që miratohen.
Raporti ndërmjet kërkesave
Por shpeshherë gjatë plotësimit të preferencave maturantët orientohen në disa programe studimi që jo vetëm nuk kanë afri, por janë diametralisht të kundërta. Ndaj ekspertët e arsimit pohojnë se maturantët duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e programeve, sepse aty qëndron sekreti i të qenit fitues në bazë të pikëve që grumbullojnë. Sipas tyre, disnivelet ndërmjet kërkesave të paraqitura apo raporti preferencë–kërkesë mund të ndryshojnë jo vetëm ndërmjet universiteteve, por edhe brenda të njëjtit universitet. Bazuar në të dhënat e publikuara për pranimet e realizuara gjatë vitit të shkuar akademik, pohohet se Universiteti i Tiranës së bashku me Universitetin Politeknik, po në kryeqytet, vazhdojnë të ngelen më të preferuarit për t’u ndjekur nga nxënësit shqiptarë. Ndërkohë fakulteti që mban rekordin e kërkesave ngelet Fakulteti i Drejtësisë, megjithëse ka vetëm një program studimi. Më pas vjen Fakulteti i Shkencave Sociale, i ndjekur nga Fakulteti Ekonomik, që ofron 4-5 programe studimi dhe, për rrjedhojë, kërkesat ndahen brendapërbrenda vetë fakultetit. Duke mbajtur parasysh këtë ndarje, maturantët mund të përcaktojnë programet e tyre të studimit ku kanë më shumë mundësi që të shpallen fitues.
Rregullorja e provimeve
Neni 54
Përjashtimi ose mosnjohja e rezultateve të provimit të nxënësit/kandidatit
Ditën e provimit nxënësi/kandidati përjashtohet dhe nuk i njihet rezultati i provimit në qoftë se:
54.1 Nuk është i pajisur me dokument identifikimi.
54.2 Nuk qëndron në vendin që i caktohet.
54.3 Përpiqet të japë provimin për një nxënës/kandidat tjetër.
54.4 Bën përpjekje të fitojë në mënyrë të padrejtë informacion mbi përmbajtjen e testit.
54.5 Merr ose jep ndihmë, informacion, kopje ose komunikon me nxënës /kandidatë të tjerë.
54.6 Bën komente lidhur me përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit.
54.7 Përdor mjete shkrimi të ndryshme nga ato të specifikuara për këtë qëllim (stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe vetëm për provimin e matematikës vizore e kompas).
54.8 Merr me vete telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve.
54.9 Largohet nga mjedisi i provimit pa bërë sekretimin.
54.10 Heq, shkruan ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test.
54.11 Dëmton testin (palos, zhubros, gris) ose nuk e dorëzon atë.
Neni 55
Penalizimet e nxënësve/kandidatëve
Në qoftë se një nxënës/kandidat thyen rregullat e provimit, administratori i provimit njofton përgjegjësin e administrimit të provimit dhe merr këto masa disiplinore:
55.1 Nxënësi/kandidati përjashtohet nga provimi, në qoftë se thyen rregullat e provimit.
55.2 Nxënësi/kandidati përjashtohet nga provimi dhe i hiqet e drejta të japë provimet e Maturës për vitin në vazhdim, në qoftë se nuk zbaton rregullat e pikave 54.3, 54.4, 54.5, 54.8.
Në qoftë se përgjegjësi i administrimit të provimit merr një nga masat e parashtruara në pikën 55.1 ose 55.2, ai urdhëron nxënësin/kandidatin të largohet nga salla e provimit, pa shqetësuar të tjerët.
Në rast se nxënësi/kandidati refuzon të largohet nga mjedisi i provimit, përgjegjësi i administrimit të provimit e informon atë mbi mosnjohjen e rezultatit, evidenton rastin me procesverbal dhe lejon vazhdimësinë e provimit.