Paditen në Prokurori deputetët dhe militantët e PS-së
24/05/2011 Protestat e socialistëve
BERAT- Organizimi i konsideruar i paligjshëm i protestave të socialistëve në qytetin e Beratit ka bërë që Policia Rrugore në këtë qytet të padis në Prokurori deputetët e majtë të këtij qyteti, të cilët ishin në krye të protestave, drejtuesit e degës së PS-së si dhe disa militantë. Burime pranë organit të akuzës në këtë qytet bëjnë me dije se ditën e djeshme janë paditur deputetët e majtë të këtij qarku Ermonela Felaj dhe Marko Bello. Sipas këtyre burimeve ka qenë Drejtoria e Sektorit të Qarkullimit Rrugor që ka kërkuar hetim ndaj deputetëve duke i paditur ata për organizimin të paligjshëm të protestave dhe bllokim të rrugëve. Ky sektor mësohet të ketë hartuar denoncimin ndaj deputetëve duke kërkuar hetim për zhvillimin e dy protestave të paligjshme. Së bashku me deputetët hetime janë kërkuar dhe ndaj drejtuesve të degës së PS-së në këtë qytet dhe disa militantëve të kësaj partie. Sektori rrugor duke e konsideruar të paligjshme zhvillimin e protestave për të cilat nuk është marrë as leje ka kërkuar që të hetohet rreth zhvillimit të tyre duke mos përjashtuar deputetët, kryetarin e PS-së Berati Selman Hodo dhe simpatizantë e militantë. S. Gorrica