Pacientet me grip derri ne QSUT 20 te prekur ne vend

Në spitalin infektiv të QSUT-së prej disa ditësh kanë marr mjekim pacientë të cilët kanë shfaqur shenja të gripit A/H1N1. Aktualisht, sipas bluzave të bardha, janë cuar të gjitha mostrat e këtyre pacientëve, analizat e të cilëve pritet të konfirmohen nga ISHP. Gjendja klinike e këtyre pacientëve ka qenë e njëjtë me atë të gripit sezonal.
"Në shërbimin tonë vijnë mesatarisht 50-60 raste në urgjencë, nga të cilat pothuajse gjysma janë me shenja të sindromeve gripale, me temperaturë, me dhimbje fyti, kollë. Klinikisht është e vështirë ta ndash është i gripit A apo B, sepse klinika është mjaft e ngjashme. Është shumë e rëndësishme që persona të infektuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të paraqiten te mjeku i familjes", thotë Klodi Shkurti, mjeke infeksioniste.
Mjekët thonë se ka filluar ndërkohë trajtimi i pacientëve që kanë shfaqur shenja, me tamiflu. Gjendja e disa prej pacientëve ka qenë edhe me komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. "Tamiflu ne e kemi në gjendje në urgjencë dhe sigurisht që rastet që ne dyshojmë që është një grip toksik, apo probabilisht A/H1N1 pas marrjes së tamponit i fillojmë dhe tamiflu", thotë ajo. Aktualisht, në spitalin infektiv ka disa pacientë të shtruar në dhoma të vecanta, të cilët po trajtohen si persona të dyshuar me grip derri.
Edlira Sulejmani