E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjaret e viktimave ne Himare i drejtohen gjykates

Familjarët e viktimave të aksidentit tragjikë të ndhodhur në Himarë, nuk gjejnë qetësinë…edhe pse kanë kaluar 14 muaj nga dita e vdekjes së 13 studentëve të Universitetit të Elbasanit, kompania e sigurimit të autobusit me targa Ebasani "2274 B" nuk i ka dëmshpërblyer…
Të ndodhur në këto kushte, familjarët e Fabiola Shehut studentës 22 vjeçare nga Berzhita e kryeqytetit dhe e fejuara e te ndjerit Armando Hilalaga, studentja tashmë e diplomuar Besjana Xheneti, jane drejtuar togave te zeza me padi civile.
Sipas këtyre padive, që do të gjykohen nga tre gjyqtar të ndryshëm, familjarët e 22-vjeçares kërkojnë nga kompania SIGMA dhe Byroja Shqiptare e Sigurimeve dëmshpërblim për sigurimin e jetës nga aksidentet e transportin public. Si dhe kamat vonesat ligjore mbi shumën , sipas normës mesatare të interest te publikuar nga banka e shqipërisë. 
Po të njejtin object të kërkesë padisë drejtuar Gjykatës ka edhe padia e Besjana Xhenetit, e cila kërkon nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve të dëmshpërblej për humbjen e jetës së të fejuarit të saj, në aksidentin e datës 21 majit 2012 në Himarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›