Tre viktima tek Uji i ftohte ne Vlore Policia heton ne dy pista
Masakër në plazhin e Vlorës në zonën që njihet si “Uji i ftohtë”.
Një person ende i paidentifikuar nga policia aty rreth orës 16:00 të së dielës ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të pushuesve…
Sipas policisë, nga breshëria e automatikut është vrarë 34-vjeçari Sokol Isufaj, 20-vjeçari Serdi Bajlozi dhe 40-vjeçarja Diana Ademi…
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se objektivi i atentatorit mendohet të ketë qenë Sokol Isufaj nga Roskoveci i Fierit, ndërsa dy viktimat e tjerë kanë qenë rastësisht pranë njëri-tjetrit.
Sipas policisë, Sokol Isufaj është nipi i Ardjan Isufajt, i njohur me nofkën “Qorri”, i cili është vrarë në vitin 1997 dhe njihej si njëri nga të fortit e asaj kohe në Roskovec.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se Sokol Isufaj prej vitesh jetonte në Fier, ku banonte bashkë me familjen dhe punonte si elektriçist. Për organet e rendit në Fier, viktima Isufaj njihej si njeri I rregullt dhe pa precedent penal.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes, ekspertët e policisë kanë gjetur dhe sekuestuar mbi 10 gëzhoja dhe po punohet për të zbardhur vendin nga autori ka qëlluar drejt pushuesve.
Pas sulmit me armë, autori dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë të llojit fouristradë.
Për këtë ngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ngritur grupi hetimor me specialistët më të mirë Kundër Krimeve të Rënda i cili aktualisht po punon në dy pista kryesore, në atë të një grindjeje të rëndë të castit e cila ka degraduar në përdorimin e armës dhe në atë për motive hakmarrjeje të një prej viktimave.