Padrejtësitë me pronat e shqiptarëve, Cefa: 60 mijë vendime abuzive
Rreth 60 mijë vendime të padrejta janë dhënë në vite nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe më herët komisioni. Shifra alarmante është raportuar në komisionin e ligjeve nga kryetari i këtij institucioni Elvis Cefa, i cili pohoi gjithashtu se abuzimet janë shënuar kryesisht pas 2006-s kur komisioni i pronave u kthye në agjensi.
"Nga viti 1993, numër i cili i kalon 60 mijë vendimet. Për të parë statistika të sakta është pothujase e pamundur, por nga praktika e AKKP, kur ky institucion u krijua, pra u transformua nga ish- komitet në agjenci, numri i vendimeve të konstatuara me shkelje ligjore apo të konstatuara si vendime në kundërshtim flagrant me ligjin, pra të dhëna në mënyrë abuzive, është totalisht i lartë", tha Elvis Cefa, kryetar i AKKP.
Po ashtu gjatë diskutimit te neneve të reja të projektligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, kryetari Cefa akuzoi dhe gjykata se japin vendime shpesh herë abuzive.
Sipas tij varianti i modifikuar i neneve që pak muaj më parë u rrëzuan nga gjykata kushtetuese i jep zgjidhje njëherë e mirë cështjes së pronave. "Le të shkrijmë dhe AKKP dhe ta kalojmë gjithë këtë proces në gjykatë. Praktikisht agjencia, nëse nuk bëhet kjo ndërhyrje nuk është absolutisht efektive", vijon Cefa. Projektligji shkaktoi debate të forta në komision, pasi deputetet socialiste i quajtën nenet e propozuara nga Enkeled Alibeaj si antikushtetuese. Në momentin e votimit si në cdo seancë të kohëve të fundit, u larguan nga komisioni.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e premte , 16 korrik 2010 ) < I mëparshmi