E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i bashkisë, Rama pasagjer me linjën e unazës

Bashkia e Tiranes, ka zevendesuar autobuzat e nje tjeter linje ne kryeqytet. Tashme qytetaret do te qarkullojne ne akset e unazes me autobuza te cilet i plotesojne te gjitha kushtet, duke ofruar nje sherbim sa me cilesor. Kryetari i bashkise Edi Rama, u shpreh se deri ne pjesen e pare te vitit te ardheshem, te gjitha linjat do te jene te transformuara 100%, nderkohe qe cmimi i biletes mbetet i njejte.

"Nje tjeter parti autobusesh te ri me ajer te kondicionuar dhe standardesh europiane hyn sot ne qarkullimin e kryeqytetit, dhe behet pjese e projektit tone per transformimin rrenjesor te te gjitha linjave te autobuzeve urbane brenda periudhes se pare te vitit te ardhshem", tha Edi Rama, kryetar i bashkise.

Linja e unazes, eshte nje nga me te rendesishmet ne Tirane, pasi lidh te gjitha krahet e qytetit. Numri i autobuzave qe pritet te qarkulloj ne kete aks do te jete rreth 30 mjete te reja me kilometrazh zero.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›