Ndotja e mjedisit, Mediu: Vendorët të bashkëpunojnë
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ka deklaruar se mbetjet urbane vazhdojne te mbeten nje problem ende shqetesues ne ndotjen e mjedisit. Sipas Mediut, duhet nje bashkepunim i te gjithe aktoreve te interesit, ne vecanti i pushtetit vendor, i cili eshte pergjegjesi kryesor ne rickilimin e mbetjeve.
"Angazhimi i pushtetit vendor, përgjegjës për administrimin e mbetjeve në territorin e tyre. Pushteti vendor si përgjegjës për territorin ku ato funksionojnë duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë për trajtimin e mbetjeve. Kjo arrihet duke përfshirë në kushtet e kontratave kompanitë e trajtimit të mbetjeve, vendosjen e koshave, minimalisht 2, për ndarjen në origjinë të këtyre mbetjeve” tha ministri i Mjedisit.
Ministri Mediu u shpreh se hartimi i strategjive te reja nepermjet nismave te reja ligjore jane nje hap i rendesishem duke ju perafruar direktivave te BE. ”Krahas ligjit janë hartuar dhe disa pr/vendime sic është ai i listës së gjelbër, e kërkuar me insistim nga shoqata e ricikluesve, i dërguar tashmë për vendim në ministri të linjës për të marrë formën e vendimit të qeverisë, sëshpejti. Ky vendim i Këshillit të Ministrave përmban një listë të plotë të mbetjeve metalike, plastike, tekstile, të letrës dhe organike që lejohen të importohen dhe eksportohen në Shqipëri” tha Mediu.
Por nga ana tjetër, riciklimi dhe bizneset e riciklimit duhet të mbeshteten dhe me politika favorizuese fiskale. Strategjia Kombetare e Menaxhimit te Mbetjeve, parashikon se sasia e ricikluar apo e kompostuar e mbetjeve te grumbulluara nga autoritetet lokale te rritet ne masen 25% deri ne vitin 2015 dhe ne masen 55% deri ne vitin 2020.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi