Vlorë, ekzekutohet ndërtuesi për konflikt pronësie
37-vjecari Kaçandon Shehu është gjetur i vrarë në hyrjen e banesës së tij në orët e para të mëngjesit. Mbi të është zbrazur një karikator pistolete dhe për pasojë Shehu ka mbetur i vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës së Marinës.
Sipas policisë motivi kryesor i ngjarjes duket të jenë probleme të pronësisë, pasi 37 vjecari ishte ortak në disa pallate që ndërtohen aktualisht në Vlorë. Deri tani janë të paidentifikuar autorët e ngjarjes për të cilët vijojnë hetimet. Burime zyrtare nga policia, kanë konfirmuar se 37-vjecari kishte precedent penal,dhe pak kohë më parë ishte arrestuar si i dyshuar për vjedhje automjeti, e më pas është lënë i lirë.
Festim Llanaj < I mëparshmi