E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dora e miqesise per Serbine

Eshte nder per mua te jem para Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne kohen kur po hyjme ne nje periudhe vendimtare per Kosoven. Deshiroj t’ju flas per historine tragjike te Kosoves dhe per aspiratat e popullit te Kosoves. Po ashtu, dua te shpreh mirenjohjen per perkrahjen e bashkesise nderkombetare, ne vecanti ate te Kombeve te Bashkuara gjate tete viteve te kaluara. Krejt ne fund deshiroj t’ju percjell nevojen e levizjes urgjente te Kosoves drejt nje te ardhmeje me te ndritur.
Nuk ka nevoje t’ju sjell ne kujtese rrethanat historike te shperberjes se Jugosllavise, njera nga tragjedite e medha te epokes moderne. Na kujtohet mire se si nacionalizmi i skajshem shkaterroi nje vend me komunitete te ndryshme etnike, duke i dhene botes nje term te ri, ate te “spastrimit etnik”.
Shperberja e Jugosllavise filloi ne vitin 1989, kur Beogradi, ne menyre te paligjshme, revokoi autonomine e Kosoves dhe vendosi ne vend te saj nje sistem te sundimit te drejtperdrejte mbi baza etnike. Derisa konflikti ne Kosove po intensifikohej nga fundi i viteve ’90, forcat ushtarake, paramilitare dhe policore serbe spastruan qytetet dhe fshatrat tona duke krijuar keshtu njeren nga krizat me te renda te refugjateve ne Evrope qe nga Lufta e Dyte Boterore. Deri ne diten e sotme mbi 2000 anetare te familjeve tona mbeten ende te pagjetur.
Konflikti perfundoi pas intervenimit ne kohen e duhur te vendeve te NATO-s. Menjehere pas luftes, Keshilli i Sigurimit i OKB-se ndermori veprime te jashtezakonshme per ta vendosur Kosoven nen administrimin e OKB-se, se ciles i jemi thellesisht mirenjohes per rolin qe ka luajtur per ta ndihmuar Kosoven te rimekembej nga lufta, e cila ishte zhvilluar kunder popullit te saj. Na eshte dashur kohe per t’i rindertuar dhe per t’i krijuar institucionet e reja demokratike. Administrata e OKB-se na ka ndihmuar edhe ne kete fushe.
Kur Keshilli i Sigurimit i OKB-se pati miratuar Rezoluten 1244 parashihej nje proces, i cili do ta zgjidhte dhe do ta vendoste statusin e Kosoves gjate viteve te ardhshme. Per ta bere kete tashme kemi nje proces, i cili po zhvillohet qe me teper se dy vjet.
Pas pesembedhjete muajve te pare te negociatave intensive, emisari special i OKB-se, Marti Ahtisari, perpiloi nje plan te hollesishem per Kosoven duke perfshire edhe nje pako te masave per mbrojtjen e minoriteve te Kosoves, si dhe rekomandimin per pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven. Propozimi i Presidentit Ahtisari konstaton dhe e pranon se pas shperberjes se dhunshme, jokonsensuale dhe ngjarjeve te tmerrshme te viteve ’90, nuk kishte asnje mundesi qe Kosova dhe Serbia te mbeteshin bashke ne te njejtin shtet.
Ne ishim te kenaqur kur propozimit te Presidentit Ahistari iu dha nje perkrahje e gjere nderkombetare. Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, njesoj si edhe Sekretari i Pergjithshem i OKB-se e perkrahen ate. Pjesa dermuese e anetareve te Keshillit te Sigurimit u pajtuan po ashtu me rekomandimet e tij. Me kete lloj perkrahjeje, miratimi nga ana e OKB-se i planit te Ahtisarit do t’i ofronte rajonit tone qartesi dhe do te promovonte pajtimin dhe stabilitetin. Por, meqenese ne Keshillin e Sigurimit nuk pati pajtim, ne pranuam qe te marrim pjese edhe ne nje raund te negociatave me Beogradin. Kosova eshte angazhuar ne fryme mirebesimi dhe ne menyre aktive ne bisedimet e udhehequra nga treshja. Gjate ketij procesi Beogradi serish propozoi modelin e “autonomise substanciale”, nje model i paqendrueshem dhe i pazbatueshem, i cili ishte prezantuar edhe gjate bisedimeve me Ahtisarin. Populli i Kosoves, si edhe cdo popull tjeter i lire, asnjehere nuk do ta pranonte nje marreveshje te tille. Negociatoret serbe pastaj krahasonin propozimet e tyre me autonomine qe gezon Hong-Kongu apo Ishujt Aland. Keta dy shembuj nuk kane asgje te perbashket apo te ngjashme me historine e spastrimit etnik, me shperberjen shteterore dhe administraten e perkohshme te OKB-se qe e karakterizojne Kosoven.
Sido qe te jete, gjate procesit te treshes, ne beme perpjekje te medha qe te arrinim nje zgjidhje te pranueshme per te dyja palet. Vecanerisht u perpoqem t’i identifikojme mekanizmat e adresimit te interesave legjitime te Beogradit ne Kosove. Per kete qellim ne propozuam nje Traktat te miqesise dhe bashkepunimit, sipas te cilit Kosova dhe Serbia do te konsultoheshin, do te themelonin komisione te perbashketa dhe do te bashkepunonin ne ceshtje te interesit te perbashket. Ne po kerkonim menyra per te bindur Serbine se Kosova e pavarur do te ishte nje fqinj i mire. Megjithate Beogradi nuk deshi te diskutonte per Traktatin tone.
Ishte per keqardhje qe nuk mund te kishim nje bisede serioze rreth asaj se si populli i Kosoves dhe populli i Serbise do te mund te jetonin dhe te bashkepunonin si fqinje ne paqe. Perkundrazi, ne degjonim zyrtaret e Beogradit duke e perseritur vazhdimisht pikepamjen e tyre gjoja se Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te OKB-se lejonte vetem nje rezultat te mundshem te ketij procesi: autonomi per Kosoven. Ky interpretim per ne ishte i paqendrueshem.
Treshja tashme ka raportuar se “nuk kishte lene gur pa levizur ne kerkim te nje marreveshjeje”, edhe pse nuk u gjet nje rezultat i pranueshem per te dyja palet. Qendrimet e Serbise dhe te Kosoves mbesin fundamentalisht te papajtueshme.
Sidoqofte, Kosova eshte e gatshme te vazhdoje tutje. Mungesa e qartesise se statusit po e mban peng ekonomine tone, po i zmbraps investimet nderkombetare dhe po na e pamundeson qasjen ne institucionet financiare dhe huadhenese nderkombetare. Kjo pasiguri na e ben te pamundur qe te marrim pergjegjesite tona te plota per institucione demokratike. Kjo, po ashtu, popullit te Kosoves dhe ne te vertete te gjithe rajonit i pamundeson qe te kete nje plan te qarte per te ardhmen. Jemi te rraskapitur nga gati pothuaj dy dekada izolimi, lufte dhe harrese politike.
Plani i Ahtisarit ofron nje baze te mire per te levizur perpara. Ne jemi te gatshem qe t’i perkushtohemi zbatimit te plote te tij, me qellim qe ta bejme Kosoven vend ne te cilin te gjitha komunitetet do te mund te jetojne ne paqe dhe prosperitet. Si do ta bejme kete?
Se pari, ne jemi te gatshem t’i zbatojme te gjitha masat qe Presidenti Ahtisari i ka propozuar per t’i mbrojtur komunitetet pakice. Kjo pune tashme ka filluar. Kuvendi i Kosoves ka pergatitur projektligjet kryesore qe kane te bejne me veteqeverisjen lokale, themelimin e komunave te reja dhe vendosjen e zonave mbrojtese perreth objekteve te trashegimise kulturore. Tashme jemi duke ndermarre masa per mbrojtjen e objekteve religjioze serbe, madje kete e po e bejme edhe para se plani i Ahtisarit te aprovohet formalisht. Po ashtu kemi filluar hartimin e Kushtetutes, e cila perfshin parimet e marreveshjes Ahtisari, ne vecanti ato qe kane te bejne me te drejtat e barabarta per te gjithe qytetaret. Puna rreth Kushtetutes do te vazhdoje dhe do te pershpejtohet.
Se dyti, ne mirepresim periudhen e mbikeqyrjes nderkombetare qe e ka propozuar Presidenti Ahtisari. Jemi te vetedijshem qe Kosova vazhdon te kete nevoje per perkrahjen e institucioneve te saja te reja. Prandaj, ne e mirepresim oferten e NATO-s per te vazhduar misionin paqeruajtes te mandatuar me Rezoluten 1244 te KS te OKB-se. Gjithashtu, mirepresim emerimin e nje perfaqesuesi civil nderkombetar per te mbikeqyrur zbatimin e marreveshjes Ahtisari, si dhe vendosjen e nje misioni te Bashkimit Evropian ne fushen e drejtesise. Ne po ashtu i njohim te drejtat dhe prerogativat e OKB-se ne Kosove.
Se treti, ne do te vazhdojme t’ia shtrijme doren e miqesise Serbise dhe nuk do te terhiqemi nga perkushtimet, te cilat i kemi ofruar ne Traktatin e miqesise dhe bashkepunimit. Kosova dhe Serbia kane lidhje gjeografike, ne kulture, histori dhe tregti. Do te vazhdojme te kerkojme dhe te angazhohemi per marredhenie me te mira me fqinjin tone verior mbi bazen e vlerave te perbashketa dhe deshires per nje te ardhme me te ndritur ne bashkesine e demokracive euroatlantike.
Lideret e Kosoves kane bere nje zotim para treshes per te mos perdorur dhune, kercenime apo frikesime. E riperserisim kete zotim te pakushtezuar. Do te perdorim cdo mjet qe kemi ne dispozicion qe te bejme qe situata e sigurise te mbetet e qete gjate kesaj periudhe te rendesishme per Kosoven.
Jam i vetedijshem qe ka te atille qe e kundershtojne pavaresine e Kosoves ne parim. Sidoqofte, e ftoj dhe inkurajoj Keshillin e Sigurimit qe te fokusoje natyren sui generis te Kosoves. Situata jone nuk eshte rast i sesecionit etnik, por eshte nje rast special, i cili duhet te shihet ne kontekstin e shperberjes se Jugosllavise. Kosova eshte nje kombinim tejet i pazakonshem i faktoreve te cilet nuk mund te gjenden gjetiu duke e perfshire ketu edhe shpartallimin jokonsensual te nje shteti federal, pergjigjen e bashkesise nderkombetare ndaj krizes tragjike humanitare ne te gjithe ish-Jugosllavine, pastaj dhunen e sponsorizuar nga Beogradi kunder civileve dhe spastrimin etnik ne Kosove. Pervec kesaj shume e vecante eshte Rezoluta 1244 e KS te OKB-se me dispozitat e jashtezakonshme, te cilat e vendosen Kosoven nen administrimin e perkohshem te OKB-se dhe parashikuan nje proces politik per percaktimin e statusit te udhehequr nga OKB-ja. Njerezit e pergjegjshem duhet t’i refuzojne krahasimet false me konfliktet e tjera.
Z. President, une ju falenderoj qe ma dhate mundesine per t’i shprehur ndjenjat dhe aspiratat e popullit te Kosoves. Kjo eshte kohe e veshtire per popullin tim, me plot pritje dhe frike per te ardhmen. Megjithate, zotohemi se lideret e Kosoves do te vazhdojne te jene partnere konstruktive.

(Fjala e Presidentit te Kosoves perpara Keshillit te Sigurimit te OKB-se)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›