Paga edhe pa punuar

Në rast se pas zgjedhjeve lokale, që pritet të mbahen sivjet, mbesin jashtë Kuvendit, zyrtarët e lartë të Gjilanit nuk do të mbesin pa paga. Kjo gjë është mundësuar falë Rregullores për kompensim pagash ish-zyrtarëve të lartë të komunës, që ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2012.
Sipas kësaj rregullore, zyrtarë të lartë llogariten ish-kryetari i Komunës, nënkryetari, kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i Asamblesë komunale, këshilltarët e Kuvendit dhe drejtorët e drejtorive. Këta zyrtarë do të marrin për një mandat katërvjeçar kompensimin 70 për qind të pagës bazë, derisa të sigurojnë një burim financiar, transmeton KTV.
Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa ka thënë se nuk do të ishte e lehtë për zyrtarët nëse mbesin pa angazhim profesional pas përfundimit të mandatit. Kjo rregullore, pos për ata që do të mbesin pa punë, përfshin edhe zyrtarët e lartë të cilët për shkak të paaftësisë shëndetësore nuk do të jenë në gjendje të ushtrojnë funksione. Ndërsa zyrtarët e lartë që vdesin, në rast se familja e tyre nuk ka burime financiare, do të marrin kompensimin për një mandat (katërvjeçar).
Në rast se pas zgjedhjeve lokale, që pritet të mbahen sivjet, mbesin jashtë Kuvendit, zyrtarët e lartë të Gjilanit nuk do të mbesin pa paga./Indeksonline/