E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Nuk pranojmë kod telefonik nga Serbia

Kosovës i hapet mundësia të kërkojë nga ITU-ja kodin e saj telefonik ndërkombëtar. Këtë ia ka konfirmuar KTV-së, zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri.

Ajo ka thënë se pala serbe ka tentuar gjatë gjithë kohës të devijonte nga marrëveshja e arritur më herët në Bruksel. Ajo ka mohuar që Kosova ta ketë pranuar për të marrë nga Serbia kodin +383, apo +384.

Sipas disa mediave, pala kosovare ka pranuar që në vend të operatorëve ilegalë serbë të futet një kompani virtuale në vend. Sa i përket kësaj çështjeje, Tahiri ka theksuar se gjithçka do të bëhet sipas ligjeve të vendit, pa saktësuar se si do të veprohet.

Ajo ka konfirmuar se janë pajtuar me palën serbe që më 17 qershor të bëhet shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës në të dyja vendet. Zëvendëskryeministrja ka deklaruar se Serbia ka kërkuar të licencohet një operator i ri i telefonisë mobile, por se një gjë e tillë nuk është pranuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›