Pagat dhe pensionet, rritje me 2010
Fatjona Mejdini
Qeveria do te vazhdoje rritjen e pagave dhe te pensioneve edhe gjate mandatit te dyte te saj. Ky ishte premtimi qe beri dje kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se vecante te qeverise, ne te cilen u shqyrtua projektbuxheti i vitit te ardhshem, i cili permban dhe projektet me ambicioze ne drejtim te permiresimit te jetes se qytetareve. Kreu i ekzekutivit e konsideroi kete projektbuxhet, si me ambiciozin e bere ndonjehere ne vend, nisur edhe nga fakti qe ai eshte hartuar ne kushtet nje krize ekonomike boterore dhe financiare dhe ku, megjithate paralajmerohet rritja e pagave dhe pensioneve. "Pas nje pune disa mujore, bazuar ne nje ligj te ri, me nje kushtetute te re per buxhetin, qeveria dergon ne Parlament buxhetin me ambicioz ne historine e saj, buxhetin e hartuar ne periudhen e nje stuhie te madhe evropiane dhe boterore", deklaroi Berisha. Por ai theksoi faktin se ky buxhet, premton nje realizim me te madh ne te gjitha aspektet, me nje fokus te vecante te vazhdimi i rritjes se pagave dhe te pensioneve. Sipas Berishes, te rrisesh pagat dhe pensionet, ka nje domethenie te vecante per te gjithe qytetaret shqiptare. "Ne jemi te vetmit qe ne kete buxhet, parashikojme dhe vendosim te rrisim serish pagat dhe t'i rrisim ato qe ne vitin e ardhshem", deklaroi Berisha. Kryeministri tha se kjo rritje eshte rezultat i rritjes se parashikuar te te ardhurave, me rreth 12 per qind. Ne menyre te vecante nga rritja e rrogave vitin e ardhshem, do te perfitojne ata persona, te cilet kane nje rroge mesatare, apo te ulet. "Do kene rritje te ndjeshme pagat e mesme, te mesuesve, rritje te madhe do te kene ato te infermiereve dhe mjekeve ne sistemin e ri, rritje te ndjeshme do te kene pagat e policise, ushtrise dhe administrates", shpjegoi Berisha. Sipas tij, rrogat e larta do te kene nje rritje te ulet, me nje inflacion tashme prej 4%. Nga ana tjeter kreu i ekzekutivit, theksoi se qeveria po vazhdon te punoje per te arritur objektivin e saj, per te barazuar pensionet e fshatit me te qytetit. Ne kete kuader, sipas Berishes, rritje te madhe pergjate vitit te ardhshem do te pesojne, pensionet e fshatit. "Kjo rritje do te jete me e madhe per pensionet e fshatit, sepse pensionet e fshatit jane me te uletat ne vend dhe pavaresisht se ato u dyfishuan, serish mbeten ne nivele qe duhen rritur me tej", deklaroi Berisha. Por sipas tij, rritje do te kene pensionet e uleta. Kryeministri tha se qeveria eshte e angazhuara per te akorduar shuma te medha ne lidhje me keto objektiva, te cilat i konsideron si prioritare ne buxhetin e vitit te ardhshem. Njeheresh Berisha, eshte shprehur se arsimi do te vazhdoje te jete nje prioritet kryesore te qeverise. Ai tha se ne vitin 2013 duhet te jemi te gatshem per vendosjen e arsimit te mesem si te detyrueshem.
Berisha: Skeme per berjen zero, te varferise se skajshme ne vend
Qeveria do te vendos kritere te reja per sa i perket ndihmes ekonomike. Ky ishte premtimi qe beri kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, ku kryefjala ishte projektbuxheti i vitit te ardhshem. "Ne do te adaptojme nje skeme te tille qe do te shkojme drejt zerimit te mjerimit apo sic quhet, varferise se skajshme ne Shqiperi, qe, sipas nje studimi, eshte 1.3 per qind", deklaroi Berisha. Sipas tij, kjo duket nje perqindje e vogel, por jane me mijera familje te cilat jetojne ne nje nivel te mjerueshem. Kryeministri theksoi se nuk mund te kete me qytetare te cilet vuajne per ushqimin.