"Rama, prano oferten per te ndertuar Unazen e Tiranes"
Bashkia e Tiranes duhet te pranoje oferten e sinqerte te qeverise per te ndertuar Unazen e Madhe te kryeqytetit. Kjo ishte thirrja qe i beri dje kryeministri Berisha, kryetarit te bashkise se Tiranes, njekohesisht kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Kjo thirrje erdhi ne kuader te masave qe qeveria po shqyrton te marre per mbrojtjen e mjedisit ne vend. Sipas Berishes, ndotja me e madhe vjen nga mungesa e rrugeve te asfaltuara. "Problemin e zgjidhin nderhyrje te fuqishme ne Tirane, ndaj dhe ne i kemi ofruar kryetarit te bashkise se Tiranes se fundi, nje oferte te sinqerte, te ndertojme unazen e Tiranes, segmentin qe eshte brenda qytetit ta ndertoje bashkia dhe madje, ne jemi te gatshem te marrim borxhin per bashkine pjesen jashte qytetit qe del ne territorin e komunave te tjera", theksoi Berisha. Sipas tij, ishte e nevojshme qe edhe bashkia e kryeqytetit te ndertonte ate pjese qe i takonte, ne menyre qe bashkerisht te kontribuohej ne permiresimin e situates mjedisore ne kryeqytet dhe ne te gjithe vendin.