Pagat do te rriten me 10 per qind, cdo vit
Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Spiro Ksera ka bere me dije se do te kete rritje te pages minimale cdo vit. Keshtu ai ben me dije se paga minimale parashikohet te rritet cdo vit me ritme me te larta se rritja mesatare e pagave dhe se indeksi vjetor i inflacionit, duke synuar ngushtimin e diferencave, midis pagave te larta dhe atyre te uleta. Indeksimi i pagave parashikohet te behet cdo vit ne masen e indeksit vjetor te inflacionit dhe rritjet e pagave per sektore te vecante, ne zbatim te strategjive sektoriale perkatese, duke i rritur mesatarisht 10% ne vit. Pergatitja e akteve ligjore per rritjen e pages minimale dhe per indeksimin e pagave, do te jete ne qender te vemendjes, dhe do te perbeje edhe bazen e punes se ketij dikasteri. Nderkohe qe bashkepunimi me partneret sociale, per zbatimin e Kodit te Punes dhe legjislacionit te pagave si dhe mbeshtetja teknike e partnereve sociale, per zbatimin e parimit te barazise ne page e shperblim, do te kete nje prioritet te madh nga ana e dikasterit te Punes. Njeheresh, bashkepunimi me institucionet e tjera per pergatitjen e akteve ligjore, ne fushen e pagave dhe per mbikeqyrjen e zbatimit te tyre, do te jete ne vijimesi e ndjekur nga ana e Ministrise se Punes. Ne kete kendveshtrim, Ksera ka garantuar edhe njehere qendrueshmerine e rritjes se pagave ne cdo vit.
Ksera: "Ne kete mandat, do te hapim 160 mije vende pune"
Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Spiro Ksera, prezantoi dje dhe politikat per rritjen e punesimit dhe uljen e papunesise, zbatimi i te cilave, sipas tij, do ta ulin papunesine nga 13% aktualisht ne 11% ne vitin 2013. Ai tha se ne Programin e saj qeveria parashikon hapjen e 160 mije vendeve te reja te punes. "Reformat e parashikuara ne sistemin fiskal, ne permiresimin e mjedisit per biznesin, investimet e medha ne infrastrukture e ne perdorimin e burimeve energjetike, minerare e mjedisore, prioriti per zhvillimin e turizmit, por edhe bujqesise dhe agro-industrise, si dhe nxitja e investimeve te huaja, do te jene faktoret kryesore qe do te kontribuojne ne rritjen ekonomike dhe, rrjedhimisht, edhe krijimin e vendeve te reja te punes",-tha ministri Ksera. Per te cilin parashikohet qe mbi 90% e vendeve te reja te punes te krijohen pikerisht nga keta faktore. Duke u ndalur tek roli i Ministrise se Punes dhe strukturave te saj ne rritjen e punesimit, Ksera theksoi se "kjo do te arrihet nepermjet perdorimit te programeve eficiente te nxitjes se punesimit dhe fuqizimin e instrumenteve te ndermjetesimit ne tregun e punes. Vetem nepermjet zbatimit te programeve te nxitjes dhe ndermjetesimit nga zyrat e punes, per kete mandat parashikojme te punesojme 59 mije vete".
Mosha e pensionit, rritja sipas kategorive
Percaktohen moshat qe do ta ligjerojne te drejten e perftimit te pensionit, brenda dates 30 qershor 2010. Ekspertet e pensioneve prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore (ISSH) ne Tirane kane detajuar moshat e reja te daljes ne pension, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2009 deri me 30 qershor te vitit 2010. Sipas kalkulimeve te bera nga keta eksperte, pas dates 1 korrik 2009 eshte rritur me nje vit mosha e daljes ne pension per pune te kategorise se pare, ndersa per punet e dy kategorive te tjera me gjashte muaj. Perkrah rritjes se moshes se pensionit per kategorine e pare, po me nje vit eshte rritur edhe periudha e sigurimit. E kunderta ka ndodhur per kategorine e dyte dhe te trete te punes, per te cilat, periudha e sigurimit nuk ka pesuar asnje ndryshim dhe do te jete minimumi 35 vite pune per te perfituar pension te plote. Aktualisht, tabela e moshes se daljes ne pension per vitet 2009-2010 eshte shperndare ne te gjitha agjencite lokale te sigurimeve dhe ne baze te saj do te behet pranimi i kerkesave me shkrim nga aplikantet qe do te perfitojne pension brenda vitit 2010.
Pensionet, procedurat per ta perfituar
Zbardhen procedurat ligjore qe duhet te ndjekin personat ne prag te daljes ne pension. Mbeshtetur ne rregulloren nr.1, date 21 tetor 2008 "Per caktimin, administrimin dhe pagesen e pensioneve", te Keshillit Administrativ te ISSH-se, te gjithe personave qe iu afrohet koha per te perfituar nje pension pleqerie, sipas ligjit Nr.7703, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", duhet te paraqesin kerkese me shkrim qe 12 muaj para plotesimit te kushteve per pension, prane agjencise lokale te Sigurimeve Shoqerore te vendbanimit te tyre. Kurse personat qe nuk disponojne dokumentet, duhet te bejne vetedeklarimin me shkrim ne kerkesen paraprake. Per kete arsye, ekspertet e ISSH-se sqarojne procedurat qe duhet te ndjekin per te perfituar pension pleqerie jo vetem per ata qe i disponojne dokumentet, por edhe personat qe i kane humbur ato. Gjithsesi, drejtuesit e ISSH-se sqarojne se nje informacion me te hollesishem te gjithe te interesuarit ne prag te perfitimit te pensionit mund ta marrin prane punedhenesit te tyre, ose prane agjencise lokale te Sigurimeve Shoqerore te vendbanimit perkates.