Obama uron Berishen: Me padurim pres te punojme

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barak Obama i garantoi kryeministrit Berisha dhe qeverise se re, mbeshtetje per integrimin ne strukturat Euro-Atlantike. Nepermjet nje mesazhi urimi, Presidenti i SHBA-ve uroi kreun e qeverise shqiptare, Berisha per rizgjedhjen ne krye te ekzekutivit, edhe per nje mandat te dyte. Ky mesazh iu dorezua dje kreut te qeverise, nga ambasadori i SHBA-ve ne Shqiperi, Xhon Uidhers. Ne takimin qe ai zhvilloi me Berishen ne Kryeministri, u theksua edhe nevoja per intensifikimin e marredhenieve mes dy vendeve. "I dashur kryeminister, ju lutem pranoni pergezimet e mia per rikonfirmimin e mandatit tuaj si kryeminister i Shqiperise. Pres me padurim te vazhdoj, te punoj se bashku me ju, per te promovuar lirine dhe mireqenien, ne te gjithe boten", thekson Obama, ne fillim te letres se tij drejtuar kryeministrit Berisha. Ne mesazh permendet rendesia e anetaresimit me te drejta te plota ne NATO, duke ritheksuar edhe njehere qarte, rendesine e vecante te Shqiperise ne sigurimin e paqes ne cdo rajon ku ajo mungon. "Per mua ka qene nje nder i madh, qe se bashku me udheheqesit e tjere te vendeve te NATO-s, te mirepresim Shqiperine dhe Kroacine, si anetaret me te rinj te Aleances se Atlantikut te Veriut, ne Samitin e Strasburg-Kehlit, ne fillim te ketij viti. Shtetet e Bashkuara te Amerikes vleresojne kontributin e Shqiperise ne shtrirjen e paqes e stabilitetit ne bote", konfirmon Presidenti Obama, ne mesazhin e tij per kryeministrin e vendit, Berisha. Po keshtu ne menyre te qarte, Presidenti amerikan, ne mesazhin e tij thekson se SHBA do te vazhdoje te mbeshtese hapat e metejshme te Shqiperise, ne rrugen e saj drejt integrimit evropian dhe me gjere. "Mbetem i angazhuar te vazhdoj bashkepunimin me ju dhe te perkrah aspiratat Euro-Atlantike te vendit tuaj", nenvizon Presidenti amerikan ne letren e tij. Po keshtu ne kete leter urimi, theksohet edhe nevoja e konsolidimit te metejshem te marredhenieve mes SHBA-se dhe Shqiperise. Presidenti Obama, shpreh edhe bindjen e tij per thellimin e metejshem te ketyre marredhenieve. "Shtetet e Bashkuara te Amerikes, vleresojne lart marredheniet e ngushta dhe miqesore me Shqiperine. Jam i bindur se bashkepunimi yne i vazhdueshem, do t'i konsolidoje edhe me tej lidhjet midis dy vendeve tona", thekson Obama ne mesazh. Presidenti amerikan, njeheresh ne mesazhin e tij, te dorezuar nepermjet ambasadorit Uidhers, i ka uruar kreut te qeverise, Berisha dhe kabinetit qe ai drejton, suksese ne mandatin e ardhshem. Mesazhi i presidenti Barak Obama, ka qene ne vijim te mesazheve te tjera te urimit, qe Berishes i kane ardhur nga udheheqesit e vendeve me te fuqishme te Evropes dhe botes.
Vizita
Kryeministri Berisha nje jave me pare zhvilloi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, viziten me te gjate te historise se tij si drejtues. Vizita nje javore, u krye ne kuader te pjesemarrjes ne hapjen e Asamblese Parlamentare te OKB-se.
Vizita
Kryeministri Berisha nje jave me pare zhvilloi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, viziten me te gjate te historise se tij si drejtues. Vizita nje javore, u krye ne kuader te pjesemarrjes ne hapjen e Asamblese Parlamentare te OKB-se.