E Martë, 3 Nëntor 2026

Pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese/ Basha pro nismës, i shërben pavarësisë së gjyqësorit

Kreu i P-së, Lulzim Basha dhe deputetët mbështetës së tij janë pro nismës ligjore për rritjen e pagave të anëtarëve të gjykatës kushtetuese, duke garantuar kështu 84 votat në Kuvend që projekti të kthehet në ligj.

Edhe pse pjesa tjetër e opozitës është kundër, Basha tha se Partia Demokratike gjykon se rritja e pagave  në sistemin gjyqësor i shërben pavarësisë së tij.

“PD është pro rritjes se pagave për gjyqtarët. Një gjyqësor me paga të larta, është me i pavarur”, u shpreh Basha.

Nisma është kundërshtuar fort nga deputetët e tjerë të opozitës. Ata e konsiderojnë si përpjekje për të blerë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është edhe arsyeja sipas tyre që nga rritja e pagave nuk përfitojnë përfaqësues të gjykatave të tjera.

Gazetare: Anisa Kadesha 

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›