Pagat e pensionet, rritja sipas skemave të sigurimeve
09/11/2011 Prezantohet projektbuxheti i qeverisë për vitin e ardhshëm 2012
Pensionet do vijojnë të rriten edhe gjatë vitit të ardhshëm, për më shumë se 620 mijë persona, të cilët do të përfitojnë nga këto rritje. Në projektbuxhetin për 20112-ën, qeveria ka parashikuar që pensioni bazë rural do pësojë një rritje prej 3 mijë lekësh, ku nga 7468 lekë të reja që është në 2011-ën, vitin e ardhshëm do të bëhet 7767 lekë të reja. Ndërsa pensioni minimal urban nga 11.117 lekë të reja që është aktualisht do rritet në 11.562 lekë të reja. Ndërsa pensioni maksimal urban në krahasim me pensioni aktual do ketë një rritje prej 9 mijë lekësh të vjetra, ku nga 22.234 lekë të reja që është aktualisht do të bëhet 23.123 lekë të reja. Gjithashtu për vitin 2012 është përcaktuar rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve me mesatarisht 4 për qind bazuar në fondet e përcaktuara si kontigjencë për rritjen e pensioneve për rreth 1.5 miliardë lekë, si dhe është përcaktuar shmangia e presioneve për pensione të parakohshme. Një element i veçantë në programimin e shpenzimeve për pensionet publike të vitit 2012, por edhe të viteve në vazhdim, është përfundimi i resë rritjes graduale të moshës së daljes në pension, e nisur që nga viti 2002. Kjo bën që në vitin e ardhshëm ritmi i pensioneve të reja të dyfishohet ose të arrijë në rreth 27 mijë raste dhe me një shtesë rreth 11 mijë pensione. Gjithashtu, ndër programet kryesore të qeverisë që janë përcaktuar në projektbuxhetin 2012 janë kompensimi i shpenzimeve që rrjedhin nga rritja e çmimit të energjisë, bukës dhe ushqimeve për vetë pensionistët dhe për personat në ngarkim të tyre, kompensimin e personave që trajtohen me pension minimal. Shpërblimet që merren nga zbatimi i statusit të veteranit të luftës dhe invalidit të luftës.
Projektbuxheti 2012
Qeveria rrit buxhetin për Presidentin
Qeveria në projektbuxhetin e saj ka parashikuar që të vërë më shumë lekë në dispozicion për shpenzimet buxhetore gjatë vitit të ardhshëm për Presidencën, duke i rritur njëkohësisht pagën kreut të shtetit me rreth 7.500 lekë. Kështu, nga 255 mijë lekë në muaj, Presidenti i Republikës do marrë 263 mijë lekë në muaj. Presidenca në ndryshim me vitin 2011, vitin e ardhshëm do të ketë në dispozicion rreth 15 milionë lekë më shumë të ardhura. Në projektbuxhetin për 2012-ën, qeveria ka përcaktuar se kreu i shtetit nga 143.750 milionë lekë që merr aktualisht, vitin e ardhshëm do të ketë në dispozicion një buxhet prej 158.750 milionë lekësh. Ky buxhet do t’i vihet në dispozicion për të gjitha shpenzimet buxhetore.